14.4 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 30 mars 2023.

Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore e Elvedina Hajdarit e mbijetuar e dhunes në familje në ndjekjen e me ish burrin e saj. (Tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali tek ndërtesa A-126, ora 9:00)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mbajnë konferencë për media në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës. (Ministria e Mbrojtjes, ora 9:00)

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me Planin e Përformancës së ZRRE-së për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Fakulteti i Edukimit organizon punëtorinë përmbyllëse te projektit “Ndryshimet klimatike në kurrikulat e arsimit të lartë”. (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Gjykimi i krimeve të luftës në mungesë – Veprim i duhur? ”në të cilën do të bëhet edhe prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë gjatë vitit 2022. ( ora 10:00)

Lexo Edhe:
Kolegji Universum kremton partneritetin strategjik mes Arizona State University dhe UNI – Universum International College. (ora 11:00)

Platforma e Ndërtimit të Besimit në Kosovë organizon ngjarjen “5 Vjet e Ndërtimit Besimit: Ceremonia e Çmimeve të Ndërtimit të Besimit në Kosovë 2023” të cilën e udhëheq Caroline Ziadeh, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën dhe Shefja e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. (Shtëpia e BE-së, ora 12:00)

Labinot Azemi si aktivist për luftimin e Bullizmit, ndër vite i bullizuar dhe i trajtuar në Klinikën e Pediatrisë të Qendrês Klinike Universitare të Kosovës do të shpërndajë dhurata për fëmijët që po trajtohen nga sëmundje të ndryshme. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale, për të pestin vit me radhë ka realizuar Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane, ora 13:30)

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN Kosova në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)

Promovohet libri “Pse s’ma ka thënë njeri më parë”, i autores Dr. Julie Smith. (Libraria “Dukagjini”, ora 18:00)

<p>The post Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles