16.8 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Arrestohet njё person i dyshuar për dhunimin e një të miture

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunimin e një të miture.

Sipas njoftimit të policisë, më 29 mars 2023, rreth orës 13:30, nё stacionin Policor Klinё prindi i viktimës e kishte paraqitur vajzën e tij të mitur si person tё zhdukur, dhe i njëjti kishte deklaruar se ka marr informacione se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar”. thuhet në njoftim të policisë.

Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

<p>The post Arrestohet njё person i dyshuar për dhunimin e një të miture first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles