18.8 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Rakiq në takim me shefen e UNMIK-ut, kërkon formimin e Asociacionit

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është takuar sot me shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, me të cilën ka folur për zgjedhjet dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Është e nevojshme që sa më parë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të tërhiqen njësitë speciale nga veriu dhe të ndalen persekutimet politike dhe arrestimet, në mënyrë që të mundësohet jeta paqësore e serbëve në këto zona dhe të ruhet sta.

Lista Serbe që udhëhiqet nga Rakiqi nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të organizohen në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi drejtuesit e këtyre komunave u dorëhoqën në nëntorin e vitit të shkuar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar veturat me targa serbe në targa të Kosovës.

<p>The post Rakiq në takim me shefen e UNMIK-ut, kërkon formimin e Asociacionit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles