Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për projektligjin për Këshillin Prokurorial, i cili është kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese.
Kurti në një intervistë në Debat Plus ka thënë që projektligji tash duhet rishkruar nga Ministrja e Drejtësisë duke shtuar se beson që projektligji paraprak, që u hodh poshtë nga Kushtetuesja, të ketë qenë i mirë.
“Albulena Haxhiu si ministre e Drejtësisë është ajo e e cila e rishkruan tash projektligjin”.
“Unë besoj që ai projektligj që është bërë ligj ka qenë i mirë sepse kemi nevojë për reforma në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese nuk po beson që ka qenë i mirë ose i drejtë”, deklaroi Kurti, përcjell Reporteri.net.
Kurti ka propozuar që pasi të lexohet nga Ministria e Drejtësisë, projektligjin t’ia dërgojnë atij.
“Le ta lexojnë Ministria e Drejtësisë sepse ajo e ka sponsorizuar dhe le të ma sjellin mua si kryeministër”, ka thënë Kurti.
Tutje, kryeministri Kurti ka thënë që, nëse nuk është i mundshëm riformulimi, duhet një vendim i ri politik, ndërsa nëse është i mundur atëherë projektligji shkon tek ai.
“A ka pasur mundësi që të gjendet një formulim i cili i përfshin vërejtjet që na i paska dhënë Gjykata Kushtetuese, nëse kjo nuk është e mundshme atëherë duhet vendim i ri politik. Nëse kjo është e mundshme kryhet me Ministrinë e Drejtësisë dhe grupin e saj punues që e sjellin projektligjin tek unë” shtoi ndër të tjera Kurti.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese e refuzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës duke thënë që është konstatuar që pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe nenit 8 nuk janë në përputhje me Kushtetutën, konkretisht, me paragrafin 1 ku flitet për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushteteve./Reporteri.net/
<p>The post Kurti për projektligjin e KPK-së: Nëse nuk mundësohet formulim me vërejtjet e Gjykatës, duhet vendim i ri politik first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>