18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Kryediplomatja belge takon Gërvallën: Mirëpresim përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, po qëndron për vizitë zyrtare në Belgjikë. Ajo atje ka takuar ministren e jashtme belge, Hadja Lahbib, me të cilën kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lahbib ka thënë se Belgjika e mirëpret përparimin drejt normalizimit të raporteve dhe bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.

“Biseda shumë të mira me homologen time nga Kosova për bashkëpunimin tonë dhe perspektivën evropiane të këtij vendi. Në këtë kontekst, Belgjika mirëpret përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për dialog të mëtejshëm”, ka shkruar diplomatja belge.

<p>The post Kryediplomatja belge takon Gërvallën: Mirëpresim përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles