16.8 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Gërvalla takon kryediplomaten belge: Belgjika mirëpret përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme të Belgjikës, znj. Hadja Lahbib.

Në takim u diskuatuan një numër çështjesh bilaterale duke përfshirë edhe integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, process të cilin Belgjika e mbështet.

“Temë e veçantë e diskutimeve ishte edhe avancimi i integrimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, procese këto për të cilat ministrja Gërvalla u shpreh mirënjohëse për përkrahjen parimore të Belgjikës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcjell Reporteri.net.

Ndër të tjera ministret Gërvalla dhe Lahbib shprehën edhe përkushtimin e dyanshëm për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve Kosovë-Belgjikë, me theks të veçantë në shfrytëzimin e një diaspore të rëndësishme kosovare në Belgjikë si urë lidhëse shtesë mes dy vendeve tona./Reporteri.net/

Postimi i plotë:

<p>The post Gërvalla takon kryediplomaten belge: Belgjika mirëpret përparimin në dialogun Kosovë-Serbi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles