Mbrëmë Kosova zhvilloi ndeshjen kundër Andorrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese Euro 2024.
Ata nuk arritën të fitonin tri pikë, pasi barazuan me rezultat 1-1.
Pas kësaj, pati reagime të shumta në rrjete sociale nga tifozët e Përfaqësueses së Kosovës.
Një reagim e ka bërë edhe këngëtari i estradës, Blero Muharremi.
“Israel vs Kosova i dashuri jonë selektor e shtin Zhegrovën titullar, kur dihet se ata kanë me sulmu dhe Zhegrova detyrohet të luajë në mbrojtje, kurse Kosova vs Andorra, Zhegrovën e len në bankë, dhe i bjen në mend thotë ‘Uuuu po njëmend ne kemi me sulmu, ço e fute Zhegrovën në pjesën e dytë. Hajmedet haj, s’po di çka me thanë më shumë, domethënë pa tekst! WTF qenka mi heq këta selektorë që i kanë ka 500 vjet bre… Allo, se isha duke e këqyr lojë me fansen më të zjarrtë dardane, çikën time. Nuk ua patëm për borxh mi shti fëmijët tonë me qajt! Tmerr!”, ka shkruar ndër të tjerash Blero.
<p>The post Blero i zhgënjyer me kombëtaren e Kosovës: Nuk ua patëm për borxh të na bëni fëmijët me qajtë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>