21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Sondazhi i UEFA-s: Tifozën e shohin Kosovën si fituese sonte në ndeshjen me Andorrën për “Euro 2024”

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.

Të udhëhequrit e Alain Giresse synojnë fitoren e parë në këtë kampanjë kualifikuese, pas barazimit 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë.

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen Kosovë – Andorrë, 84% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 11% mendojnë se triumfon Andorra.

5% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues. /Express

<p>The post Sondazhi i UEFA-s: Tifozën e shohin Kosovën si fituese sonte në ndeshjen me Andorrën për “Euro 2024” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles