21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

LDK takon ambasadorin e Finlandës, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Fondacionin për Paqe “Marti Ahtisari”-CMI.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për dialogun, ku LDK-ja ofroi mbështetjen mbi procesin si dhe për implementimin e marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

“Nënkryetari Haziri ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së mbi procesin e dialogut për mbështetjen e këtij procesi me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshierjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së. LDK po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në njoftim, përcjell Reporteri.net.

Ndër të tjera LDK-ja “përsërit që Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare e përqëndruar te njohja e ndërsjellë dhe asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.” /Reporteri.net/

Postimi i plotë:

<p>The post LDK takon ambasadorin e Finlandës, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles