Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në vizitën e tij disaditore në SHBA ka takuar ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, zonjën Nancy Pelosi e cila e mirëpriti atë në Kongresin Amerikan.
Konjufca përmes një postimi në Facebook tregoi se me kongresisten Pelosi kanë shkëmbyer “pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga aleati dhe partneri ynë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Konjufca, përcjell Reporteri.net.
Ndër të tjera Konjufca shtoi se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Nënvizuam faktin se popujt dhe shtetet tona ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë, dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë”, shtoi Konjufca./Reporteri.net/
Postimi i plotë:
<p>The post Konjufca në SHBA, takon ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>