21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Kica-Xhelili për Haxhiun: Dikush t’ia kujtojë se është ministre e Drejtësisë, e jo e fushatës linçuese

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për reagimin e saj pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin për Këshillin Prokurorial.

Kica-Xhelili ka dashur t’ia rikujtojë Haxhiut se është ministre e Drejtësisë, e jo e fushatave linçuese, pas komenteve të ministres Haxhiu se Kushtetuesja po e pengon reformën në drejtësi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ajo tha se Haxhiut s’i lejohet t’i komentojë vendimet e Kushtetueses.

“Dikush duhet t’ia kujtoj kësaj ministreje se NUK KA TË DREJTË ta komentoj përmbajtjen e vendimeve gjyqësore e aq më pak Gjykatës Kushtetuese kur i rrëzon vendimet e SAJ. As kjo Gjykatë e as kjo demokraci nuk janë krijuar falë Ministres Haxhiu, në fakt MË SË PAKU falë mendësisë që kjo shumicë po shpërfaq”, shkroi në Facebook deputetja e opozitës. /Reporteri.net/.

Doarsa Kica-Xhelili e LDK-së për ministren Haxhiu: Ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës

Postimi i plotë:

Dikush duhet t’ia kujtoj kësaj ministreje se është ministre në një shtet DEMOKRATIK – ku pushtetet janë të ndara dhe nuk mund ta kontrolloj gjyqësorin (fatmirësisht për demokracinë).

Dikush duhet t’ia kujtoj kësaj ministreje se është ministre e DREJTËSISË – e jo ministre e vazhdueshme e fushatës linquese. Se sundimi i ligjit që ajo e shndërron në mbiemër personal në fushatë, duhet të jetë mbiemër në zbatim kur drejton institucion.

Dikush duhet t’ia kujtoj kësaj ministreje se NUK KA TË DREJTË ta komentoj përmbajtjen e vendimeve gjyqësore e aq më pak Gjykatës Kushtetuese kur i rrëzon vendimet e SAJ. As kjo Gjykatë e as kjo demokraci nuk janë krijuar falë Ministres Haxhiu, në fakt MË SË PAKU falë mendësisë që kjo shumicë po shpërfaq.

Por, ajo është ministre e kësaj demokracie parlamentare dhe duhet OSE ta respektoj këtë demokraci, ose të zhvendoset në një shtet autokratik që përkon me ideologjinë e saj.

Dhe kur ia kujtoni gjithë këto, ia kujtoni që është Rekomandim i Këshillit të Evropës që kjo ministre NUK GUXON të flas si flet e të veproj si vepron.

Paragrafi 18 i Rekomandimeve të Këshillit të Evropës për pavarësinë e gjyqësorit [CM/Rec(2010)12]:

“Nëse komentohen vendimet e gjyqtarëve, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të shmangin kritikat që do të minonin pavarësinë ose besimin e publikut në gjyqësor (…) përveç deklarimit të qëllimit të tyre për të apeluar/ankimuar.”

Në fund, ua rikujtoj juve dhe ndoshta pak vetes, që i gjithë ky (ri)kujtim karshi saj do të jetë potencialisht i kotë.

Kam provuar. Ia kam thënë të gjitha. Privatisht e publikisht. Sa herë kam bërë thirrje në këto rekomandime, këto standarde, e këto shtylla demokratike, ajo e ka kthyer në personale. Ajo, ose ata që i shërbejnë asaj. Kaq pres nga ajo. Kaq pres nga ata.

<p>The post Kica-Xhelili për Haxhiun: Dikush t’ia kujtojë se është ministre e Drejtësisë, e jo e fushatës linçuese first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles