18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Jarinje: Arrestohet një person në kërkim për krim të organizuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Jarinjë ka ndaluar një person me iniciale M.J i cili ishte në kërkim.

Ndalimi i të dyshuarit, sipas njoftimit, është bërë në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore.

“Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kifitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.” thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Reporteri.net.

Sipas njoftimit personi kërkohej për krim të organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

“I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.”, thotë Policia.

Ashtu siç edhe ka njoftuar Policia veprimet dhe procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. /Reporteri.net/

Postimi i plotë:

<p>The post Jarinje: Arrestohet një person në kërkim për krim të organizuar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles