16.8 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Vedat Muriqi tregon se a agjëron në ditën e ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë pas barazimit 1:1 me Izraelin të shtunën.

Në prag të kësaj ndeshje, Vedat Muriqi u paraqit në konferencën e sotme për media.

Mes tjerash, sulmuesi i Mallorcas u pyet edhe nëse është duke e agjëruar muajin e Ramazanit ai apo dikush prej futbollistëve tjerë.

“Unë personalisht jo, sepse një ditë para lojës ose ditën e lojës nuk agjëroj. Nuk mundem”, tha prizrenasi.

“Por, po janë disa shokë që agjërojnë. Për ju dhe kushdo që agjëron, Zoti iu ndihmoftë”, deklaroi Muriqi. /Express

<p>The post Vedat Muriqi tregon se a agjëron në ditën e ndeshjes first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles