16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Szunyog: Pakicat kanë rol vendimtar në integrimin e Kosovës në BE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka thënë se përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike në Kosovë.

Ai tha se pakicat luajnë rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës.

Szunyog, u takua të hënën me përfaqësues të pakicave për të diskutuar rolin dhe mbështetjen e tyre në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike të Kosovës dhe luajnë një rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës. Kontributi i tyre në arritjen e progresit në rrugën e integrimit të Kosovës në BE është i domosdoshëm”, tha ai.

<p>The post Szunyog: Pakicat kanë rol vendimtar në integrimin e Kosovës në BE first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles