19.6 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

“Nuk jam femër, jam grua”, Kadaj-Bujupi përplaset me Haki Abazin

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot në transmetim live mes ish-deputetit të VV-së, Haki Abazi dhe Donika Kadaj Bujupit.

Përplasja nisi nga deputeti Haki Abazi, i cili u shpreh i pakënaqur nga pyetjet që po ia bënte Kadaj-Bujupi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Si po mbet ajo puna e asaj videos. Pati fyerje e sharje e akuza. Ku mbeten tash ato fjalë”, i tha ajo deputetit.

“Këto ofendime personale janë të ulta për besë. Nëse keni diçka tregojeni. Nuk dua të bie në këtë niveli, unë ju respektoj për femrën që jeni”, iu përgjigj Abazi, ndaj të cilit Kadaj-Bujupi reagoi: “Jam grua, nuk jam femër. Po shihet se në çfarë gjendje jeni”.

Kadja Bujupi vazhdoi me akuza tjera pastaj ndaj Abazit.

“Tregomni a ka qenë në qëllimin tuaj dhe të atij grupit të VV-së që të përjekeni për lobim për spitale private të caktuara dhe aty aknë filluar mosmarrëveshjet mes personave brenda atij grupi”, tha ajo.

“Kjo është gënjeshtër. Mos elxo mesazhet që t’i dërgon dikush. Për cilin takim dhe për cilin spital. Vetëm këto më thoni. Mosni ju lutem”, reagoi Abazi. /Reporteri.net/.

<p>The post “Nuk jam femër, jam grua”, Kadaj-Bujupi përplaset me Haki Abazin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles