18.8 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Atentati ku vdiq roja i “Top Channel”, 25 gëzhojat kanë tejshkuar edhe kangjellat

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur nje atentat i mirëfilltë në dëm të godinës së një prej televizioneve më të mëdhenj, “Top Channel”. Ky sulm përfundoi me humbjen e jetës në mënyrë fatkeqe të rojës Pal Kola, 60 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, teksa bëhet me dije se atentatorët kanë qenë tre, me një makinë “Range Rover”, të cilën e kanë djegur në zonën e Golemit. Në të u gjet edhe një kallashnikov AK-47, që dyshohet të jetë edhe arma e krimit.

Policia ka sekuestruar 25 gëzhoja në vendngjarje, teksa mëngjesin e sotëm, kur kanë përfunduar të gjitha procedurat e policisë, mediat kanë arritur t’i afrohen vendngjarjes. Në kangjellat metalike të rrethimit duhen shenjat që kanë lënë plumbat e lëshuara nga kallashnikovi.

Për fat të keq, Pal Kola, i cili në atë orë të natës ndodhej në vendrojën e tij duke u ngrohur, ka dalë për të mbrojtur institucionin, që i ishte vënë në përgjegjësi dhe për fat të keq humbi jetën, duke u bërë i pafajshmi i radhës, që humb jetën gjatë një atentati në harkun e pak ditëve.

<p>The post Atentati ku vdiq roja i “Top Channel”, 25 gëzhojat kanë tejshkuar edhe kangjellat first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles