14.4 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, intervenon policia

Policia njofton se në se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet me gozhda, i cili shërben për dëmtim të gomave të automjeteve.

Policia ka larguar pengesat nga rruga, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK ME VEPRIME APO MJETE TË RREZIKSHME/Banje, Zubin Potok 25.03.2023, 20:07. Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

<p>The post Vendosen pengesa në afërsi të Bërnjakut, intervenon policia first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles