19.6 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Pretendimet e Vuçiqit: Inteligjenca e Kosovës po provon të depërtojë në veri, po blen njerëz në Leposaviq e Zubin Potok

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka bërë disa komente në lidhje me shërbimet inteligjente të Kosovës.

Ai tha se këto shërbime veçse ekzistonin dhe se nuk ishin naive.

“Ata (shërbimet inteligjente) po provojnë të depërtojnë edhe në veri. Po bëjnë përparim të caktuar duke blerë njerëz, më së shumti në Leposaviq e Zubin Potok,” – pretendoi presidenti serb, përcjell Kosovo-Online.

Vuçiq kërkoi që shërbimet serbe të inteligjencës të bënin punë të rëndësishme të kundërzbulimi.

“Nuk dua të them se kemi shërbimet (e inteligjencës) më të forta në rajon, por guxoj të them se nuk janë më të dobëtat,” – theksoi ai.

<p>The post Pretendimet e Vuçiqit: Inteligjenca e Kosovës po provon të depërtojë në veri, po blen njerëz në Leposaviq e Zubin Potok first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles