18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Plagoset një person në Hajvali të Prishtinës

Një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali, mbrëmjen e së dielës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë se i plagosuri është dërguar në spital.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”.

“Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar (i identifikuar nga ana a policisë) si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

<p>The post Plagoset një person në Hajvali të Prishtinës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles