Kiara u eliminua mbrëmjen e sotme nga “Big Brother VIP”.
Ajo nuk kishte një biletë kthimi, por teksa ishte në studio moderatorja tha se e ka marrë fitoren e saj për aq kohë sa ka fituar dashurinë.
“Më vjen pak keq që nuk arrita në finale se kisha filluar ta fantazoja.
Megjithatë unë fitova dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë dhe jam shumë e lumtur”, tha Kiara.
Ajo u përlot teksa pa klipin e mbushur me momente të bukura.
Më pas moderatorja kishte dhe një mesazh për Luizin ku i tha të qëndronte i fortë dhe ta fitonte këtë lojë.
<p>The post Fjalët e para të Kiarës dhe mesazhi për Luizin pas largimit nga Big Brother VIP Albania first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>