18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Dyshohet për shpërthim në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët nxirren jashtë objektit

Policia e Kosovës sonte ka pranuar informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo thotë se policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të menaxhuar situtatën.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha ajo.

Udhëtarët janë nxjerrë jashtë objektit të Aeroportit.  /Reporteri.net/.

<p>The post Dyshohet për shpërthim në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët nxirren jashtë objektit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles