18.8 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

“Për çfarë të japë dorëheqje”, thotë ministrja Haxhiu kur pyetët për kërkesën e opozitës për largimin e saj

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mbajtur sot një konferencë për media pasi Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial pas shkeljeve të shumta që kanë gjetur.

Ajo ka folur për kërkesën e opozitës për dorëheqje, duke thënë se një kërkesë e tyre po vjen pasi e kanë parë vullnetin dhe seriozitetin e Qeverisë Kurti për të jetësuar reformën në drejtësi.

Por thotë se s’është aty për t’i plotësuar kërkesat e opozitës.

“Për çfarë të japë dorëheqje. Ndoshta është mirë të pyetet opozita pse po e kërkojnë. Prej kur e kam marrë mandatin jam ballafaquar më kërkesat për dorëheqje, sepse konsideroj se kur e kanë parë vullnetin tonë dhe seriozitetin tonë për të jetësuar reformën në drejtësi, kanë filluar me kërkesat për dorëheqje.

Kërkesa për dorëheqje s’do të jetë e para as e fundit. Përsa kohë jemi duke iu shërbyer qytetarëve, ata do të vazhdojnë të bëjnë kërkesa të tillë. Por unë s’jam këtu për t’i plotësuar kërkesat e opozitës.

Por s’do të ndalemi pavarësisht sfidave”, ka thënë Haxhiu.

<p>The post “Për çfarë të japë dorëheqje”, thotë ministrja Haxhiu kur pyetët për kërkesën e opozitës për largimin e saj first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles