Ambasadat e shteteve të QUINT-it kanë lëshuar një komunikatë lidhur me zgjedhjet në veri, që do të mbahen në fund të prillit.
Në këto zgjedhje do të votohet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës si dhe anëtarë të kuvendeve komunale, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Përmes kësaj komunikate, ambasada e Francës, Italisë, Gjermanisë, ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe e kanë bërë të ditur se nuk e presin mirë faktin që Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
“Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje”.
Tutje, në komunikatë, thuhet se presin që autoritetet relevante do të veprojnë me profesionalizëm derisa kanë bërë thirrje që palët të tërhiqen nga çfarëdo veprimi që mund ta pengojë procesin e zgjedhjeve.
“Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen dhe të shmangin dhunën, që mund t’i pengojë zgjedhjet”, thuhet në komunikatë.
Statement from
“…We regret that Srpska Lista did not make use of the democratic right to participate in these elections. Elections are the cornerstone of democracy. Ensuring that they are held in a peaceful and orderly manner is essential…” https://t.co/xaMwYO5dFF — U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 24, 2023
Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.
Kjo parti politike nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet në veri, duke e quajtur se ky është një kontroll i Beogradit.
Kurti tutje ka thënë se Beogradi vazhdimisht po ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës.
Ai ka kërkuar që BE-ja ta dënojë Beogradin për këtë shkelje. /Reporteri.net/.
<p>The post QUINT: Na vjen keq që Lista Serbe ka hequr dorë nga zgjedhjet në Veri first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>