16.8 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

QUINT-i reagon për zgjedhjet në Veri: Palët ta shmangin dhunën, që të mos pengohet procesi

Ambasadat e shteteve të QUINT-it kanë lëshuar një komunikatë lidhur me zgjedhjet në veri, që do të mbahen në fund të prillit.

Në këto zgjedhje do të votohet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës si dhe anëtarë të kuvendeve komunale, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Përmes kësaj komunikate, ambasada e Francës, Italisë, Gjermanisë, ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe e kanë bërë të ditur se nuk e presin mirë faktin që Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje”.

Tutje, në komunikatë, thuhet se presin që autoritetet relevante do të veprojnë me profesionalizëm derisa kanë bërë thirrje që palët të tërhiqen nga çfarëdo veprimi që mund ta pengojë procesin e zgjedhjeve.

“Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen dhe të shmangin dhunën, që mund t’i pengojë zgjedhjet”, thuhet në komunikatë.

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.

Kjo parti politike nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në përfundim të afatit, 9 deri 22 mars, asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për pjesëmarrje gjatë këtij afati të ri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet në veri, duke e quajtur se ky është një kontroll i Beogradit.

Kurti tutje ka thënë se Beogradi vazhdimisht po ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës.

Ai ka kërkuar që BE-ja ta dënojë Beogradin për këtë shkelje. /Reporteri.net/.

<p>The post QUINT-i reagon për zgjedhjet në Veri: Palët ta shmangin dhunën, që të mos pengohet procesi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles