21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Krasniqi: Nuk lejojmë që Kushtetuta të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Kushtetueses për ta shpallur të pavlefshëm Ligjin për KPK-në.

Krasniqi tha se Kurti u përpoq për ta vënë nën kontroll Këshillin Prokurorial të Kosovës, por që kjo u pengua nga këmbëngulja e PDK-së se ky ligj ishte kundërkushtetues, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha Krasniqi në Facebook.

“Ngjashëm si në këtë rast, do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”, tha tutje. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

<p>The post Krasniqi: Nuk lejojmë që Kushtetuta të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles