16.8 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Hungaria thotë se nuk do ta arrestonte Putinin

Hungaria nuk do ta arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai do të hyjë në vend, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, duke shtuar se nuk ka asnjë bazë ligjore për t’u bërë një gjë e tillë.

Hungaria është nënshkruese dhe ratifikuese e Statutit të Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), e cila lëshoi një urdhërarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën krim lufte.

I pyetur nëse Putini do të arrestohej nëse do të shkonte në Hungari, shefi i kabinetit të Orbanit, Gergely Gulyas, tha në një konferencë se Statuti i Romës nuk ishte ndërtuar në sistemin ligjor hungarez.

Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë Presidentin rus… pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari”, tha Gulyas.

Kur u pyet, ai tha se qeveria e tij “nuk kishte formuar një qëndrim” për urdhër arrestimin e lëshuar kundër Putinit.

“Këto vendime nuk janë të duhura, pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv”, shtoi Gulyas.

Rusia e ka cilësuar “skandaloz” vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Putinit. REL

<p>The post Hungaria thotë se nuk do ta arrestonte Putinin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles