14.4 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Vendosen mbishkrime “Albin Zajednica” në objektin e Gjykatës në Mitrovicë

Në objektin e Gjykatës në Mitrovicë, janë hasur mbishkrime me përmbajtjen “Albin Zajednica”, të mërkurën e 22 marsit.

Në raportin-24 orësh të policisë, rasti është cilësuar si “Vandalizëm”.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjtat mbishkrime dyshohet të jenë shkruar nga katër persona.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

<p>The post Vendosen mbishkrime “Albin Zajednica” në objektin e Gjykatës në Mitrovicë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles