18.8 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Shtrenjtimi i rrymës, Bajrami: Qeveria Kurti ka bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se brenda një viti çmimi i energjisë elektrike është rritur dy herë.

“Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”. Ku jemi sot?

Brenda një viti dy herë ngritet çmimi i energjisë elektrike.” Shkruan Bajrami, transmeton Reporteri.net.

Tutje Bajrami shtoi se Kurti ka bërë të kundërtën e asasj që ka premtuar.

“Qeveria Kurti i ka paguar 35 milionë euro në 2021 dhe 63 milionë euro për vitin 2022, për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore, mjete këto të ndara nga buxheti – tatimet e taksat tona.

Për këto dy vite qeverisje, qeveria Kurti ka bërë saktë të kundërten e asaj që kanë premtu.

Dështim në çdo sektor!” tha Bajrami./Reporteri.net/

<p>The post Shtrenjtimi i rrymës, Bajrami: Qeveria Kurti ka bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles