Pak para fillimit të seancës plenare, deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi rolin dhe pozitën e tij vendimmarrëse.
Ai ka deklaruar se tema e dialogut është çështja e vetme me të cilën po merret Kurti.
“Kam përshtypjen se nuk e din për rëndësinë e pozitës që ka. Ka një vit që veç me dialog po merret, ndërkohë neve na ka thënë që është temë e shtatë apo e tetë,”, u shpreh Selmanaj.
Tutje ai tha se qëndrimet e tij, pozicioni i tij dhe pozita fushëvepruese që e ka nuk janë në frekuenca të njëjta.
Selmanaj e quajti Kurtin person të papërgjegjshëm dhe naiv në politik, duke vlerësuar se nuk e meriton pozitën e kreut të shtetit.
<p>The post Selmanaj për Kurtin: I papërgjegjshëm dhe naiv, nuk e meriton pozitën e kreut të shtetit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>