16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Policia kontrollon tre persona, u gjen armë, kanabis e kokainë

Policia e rajonit të Prishtinës mbrëmë rreth orës 17:30, ka kryer një kontroll në rrugën “Ferid Curri”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, pas dyshimit në këtë rrugë është kryer një kontroll, ndaj tre personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis dhe një sasi kokainë.

“Ndaj personit të dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

<p>The post Policia kontrollon tre persona, u gjen armë, kanabis e kokainë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles