Ngjarjet e ditës, çfarë është planifikuar të ndodhë sot:
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese merr vendim për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në përmbylljen e ushtrimit ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”. (Kazerma e FSK-së në Pomozatin, ora 9:30)
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pÑ‘r Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)
Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencën për media me temën “Gjykata Kushtetuese konfirmon shkeljen e së drejtës në jetë të Sebahate Morinës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Federata e Futbollit të Kosovës organzion stërvitjen e radhës se Kombëtares së Kosovës para udhëtimit në Izrael. (Kampi Nacional në Hajva, ora 10:45)
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të shpalos para mediave bashkëpunimin e ri me gjigantin e teknologjisë EON Reality, për inteligjencën artificiale, e që është investimi më i madh për fushën e shkencës dhe arsimit. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)
OJQ Aktiv organizon konferencën “E ardhmja e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin e Mitrovicës”. (Selia e OJQ Aktiv në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)
<p>The post Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>