Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës fjalën e tij e nisi me dialogun, duke thënë se “tuneli i këtij procesi është i gjatë, por po i vie fundi”, e se ia ka vlejtur mundimi, pasi tani është arritur diçka e rëndësishme dhe e pakthyeshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kreu i Qeverisë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se aletatët ndërkombëtare kanë vendosur kornizë me kushte strikte, si për Kosovën, poashtu edhe për Serbinë, që Ballkani Perëndimet të ketë sigurië kolektive dhe paqe të qëndrueshme.
Kurti gjithashtu pranoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ekziston në marrëveshjen e dakorduar më 18 mars.
Kurti tha se aleatët ndërkombëtarë ia kanë bërë të qartë se detyrimet ndërkombëtare që janë arritur në emër të shtetit tonë nuk ndryshojnë, edhe kur qeveritë ndryshojnë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kreu i ekzekutivit lidhur me dokumentin që ka në tavolinë nga BE, tha se duhet ta shfrytëzojnë mirë, ndërsa bëri dhe një rimë
“Tani kemi një dokument të ri në dorë dhe duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë. Me dokumentet e mëhershme kemi ngecur. Me këtë dokument mund të ecim”.
Por, se procesi i dialogut është degradur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e tha Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi. Ky i fundit tha se Kurti ka nënshkruar gjithçka që kishte thënë se s’do e pranonte, në vilën e Titos.
Kreu i PDK-së tha para deputetëve se kryeministri i vendit ka tradhtuar edhe votuesit e tij, kur siç tha ai dikur ju thoshte që s’ka Asociacion.
Replikë ndaj Kurtit pati edhe nga Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai tha se Marrëveshja e Ohrit është humbje e madhe dhe devijim nga qëllimi primar për njohje reciproke.
Abdixhiku referuar çështjes së Asociacionit, për të cilin Kurti e pranoi se qëndron brenda marrëveshjes, tha se ndjen keqardhje për fatin tragjik politik të Kurtit dhe humbjen që mori Republika e Kosovës.
Pas replikave të dy krerëve opozitarë, Kryeministri Kurti iu drejtua duke ju thënë se po flasin si anëtarë të dorëhequr të VV-së.
Por, një gjë e tillë nuk u pëlqeu Krasniqit dhe Abdixhikut të cilën dhe reagun. Kryetari i PDK-së i tha Kurtit se ai është kryeministër, e jo një ‘hajgarexhi’, ndërsa kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i tha kryeministrit se “unë nuk kam barrën që kanë vdekë njerëz për kauzën time politike”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, teksa po i jepej fjala Lumir Abdixhikut, në një moment dëgjohet deputeti i LDK-së, Kujtim Shala duke share rëndë Kryeministrin Kurti, gjë e cila fillimisht nuk u vu re as nga vetë Konjufca, por që pas pauzës, dhe rikthimit në Kuvend ai i tha vërejtje deputetit të LDK-së.
Por, Shala me ironi i tha se do ja dërgoj kërkim faljen me postë.
Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Kryeministri Kurti mori sërish fjalën ku mes replikash me Enver Hoxhajn e PDK-së, ai tha se Chollet e ka telefonuar për ta falenderuar për Marrëveshjen e Ohrit.
”Kisha një telefonatë me Chollet, i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet”, ka shkruar Kurti, ndërsa u largua për një takim të radhës./Reporteri.net/
Dakordimi në Ohër, Kurti merr telefonatë nga zyrtari i lartë në DASH: Më uroi për marrëveshjen
<p>The post Marrëveshja e Ohrit, sharja e Kujtim Shalës e akuzat e Abdixhikut dhe Krasniqit për Kurtin – çka ndodhi pesë orëshin e fundit në Kuvend first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>