21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Kenia përmes Behgjet Pacollit njofton presidenten Osmani se ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar Presidentin e Kenias, William Ruto, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pacollit i është njoftuar nga Ruto se është marrë vendim që Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat.

“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, shkruan Pacolli në Facebook.

Në dokumentin që kreu i AKR-së ka publikuar edhe letrën zyrtare të presidentit të Republikës së Kenias, ndërsa theksohet se pasaportat e Kosovës do të njihen nga ky shtet.

“Duke pasur parasysh njohjen në rritje të Kosovës nga komuniteti ndërkombëtare dhe duke vlerësuar marrëdhëniet tona të thella dhe vëllazërore, dëshiroj t’ju informoj se pas shqyrtimit të kujdesshëm, Kenia ka vendosur të njohë pasaportat e Kosovës. Në të ardhmen e afërt do të zgjerojmë shtrirjen e marrëdhënieve tona duke përfshirë në sferat kulturore, tregtare dhe të tjera, siç do të bihet dakord herë pas here”, thuhet mes tjerash në letër.

“Dëshira ime është që ne të mbajmë një marrëdhënie të ngushtë me ju gjatë krijimit të një bashkëpunim të fortë me shkëlqesinë e saj Vjosa Osmani-Sadriu për të arritur aspiratat tona të ndërsjella të cilat përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e një bote të barabartë, paqësore dhe të begatë./Reporteri.net/

<p>The post Kenia përmes Behgjet Pacollit njofton presidenten Osmani se ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles