18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Chollet, pas bisedës me Kurtin: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Këshilltari Chollet njoftoi se ia uroi Kurtit dakordimin me Vuçiqin në Ohër, për ta implementuar marrëveshjen, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai tha se pas kësaj arritjeje, Kosova është më afër se kurrë anëtarësimit në BE.

“Kam uruar sot kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova tani është më afër se kurrë të ardhmes së saj drejt BE-së”, shkroi Chollet në Twitter.

Për komunikimin që pati me Cholletin, ka njoftuar edhe vetë kryeministri Kurti.

”Kisha një telefonatë me Chollet, i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet”, ka shkruar Kurti.

Kosova dhe Serbia, më 18 mars në Ohër u pajtuan që të fillojnë me implementimin e marrëveshjes me bazë propozimin evropian, pranimi i të cilit, deklarativisht, u bë me 27 shkurt, në Bruksel.

Ndonëse marrëveshja nuk u nënshkrua nga të dy liderët, si pasojë e hezitimit të palës serbe, komuniteti perëndimorë ka deklaruar se ajo është ligjërisht e detyrueshme.

ShBA dhe BE i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen maksimalisht në përmbushjen e detyrimeve që parasheh marrëveshja. /Reporteri.net/.

<p>The post Chollet, pas bisedës me Kurtin: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles