21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Basha i VV-së: Rrini shlirë, sa kthehet Isa Mustafa, aq Asociacioni i tij

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas një debati që nisi si rezultat i një interviste të kryeministrit, ku e pranoi se në propozimin evropian ka Asociacion.

Megjithatë, Basha ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

“Rrini sh’lirë sepse nuk do të ketë Asociacion të Isa Mustafës , qysh edhe nuk ka Isa Mustafë sot. 𝐒𝐚 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐈𝐬𝐚 𝐌𝐮𝐬𝐭𝐚𝐟𝐚, 𝐚𝐪 𝐀𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐭𝐢𝐣”, ka shkruar Basha.

Ishte vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që mbrëmë për herë të parë pranoi se ka Asociacion në Marrëveshjen e Ohrit.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje”, deklaroi Kurti. /Reporteri.net/

 

<p>The post Basha i VV-së: Rrini shlirë, sa kthehet Isa Mustafa, aq Asociacioni i tij first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles