16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

“Allahile qysh ja qite lapsin, 2 vjet punime në 9.78km rrugë”, deputetja e LDK-së i reagon Ministrit Aliu për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili gjatë ditës së djeshme njoftoi se është hapur tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Aliu ndër të tjera njoftoi se shërbimet do të mbulojnë një periudhë prej dy vitesh.

Krasniqi e ka pyetur Ministrin Aliu se si mund të zgjasin dy vjet punime në 9.78km rrugë.

“Mirëmëngjes ministër Liburn Aliu
Allahile qysh ja qite lapsin, 2 vjet punime në 9.78km rrugë? E me autostradat tjera çka do me bo, a kur do me i kry? A mos të duhet edhe një mandat tjetër për me i shtru 20km asfallt?”, shkruan ajo ndër të tjera.

<p>The post “Allahile qysh ja qite lapsin, 2 vjet punime në 9.78km rrugë”, deputetja e LDK-së i reagon Ministrit Aliu për rrugën Prishtinë-Mitrovicë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles