18.8 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Tërmet i fuqishëm në Afganistan dhe Pakistan, 12 të vdekur e mbi 200 të plagosur

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe më shumë se 200 janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi Afganistanin dhe Pakistanin.

Tërmeti me magnitudë 6.5 dëmtoi ndërtesa, shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe bëri që njerëzit të dalin në rrugë.

Lëkundjet u regjistruan të martën në mbrëmje, me qendër në një rajon malor në veri-lindje të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin.

Lëkundjet nga lugina e largët Jurm u ndjenë deri në Indi.

“Ishte një dridhje e tmerrshme. Unë kurrë nuk kisha ndjerë një dridhje të tillë më parë në jetën time,” tha banorja e Kabulit Khatera për agjencinë e lajmeve AFP pasi doli me nxitim nga apartamenti i saj i katit të pestë.

Nëntë nga vdekjet e konfirmuara u raportuan në rajonin e luginës së Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan.

Tre të tjerë humbën jetën në Afganistan, tha zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve në provincën Laghman pranë kufirit të vendit me Pakistanin, raportoi AFP. Shumë familje kishin dalë nga shtëpitë e tyre duke festuar Vitin e Ri Persian ose Norwuzin kur goditi tërmeti.

Largësia dhe terreni i thyer i zonave të prekura ka të ngjarë të ngadalësojë punën e ndihmës dhe shpëtimit.

Linjat telefonike janë prekur dhe në Pakistan autostrada në zonën më të goditur Sëat është bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u ka kërkuar agjencive të fatkeqësive të marrin masa urgjente për të ndihmuar njerëzit.

Lëkundjet u ndjenë në një zonë prej 1000 km që përfshin Indinë, Uzbekistanin, Taxhikistanin, Kazakistanin, Kirgistanin, Afganistanin dhe Turkmenistanin, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

<p>The post Tërmet i fuqishëm në Afganistan dhe Pakistan, 12 të vdekur e mbi 200 të plagosur first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy