Qeveria e Kosovës sot ka ndarë mjete shtesë, rreth 305 mijë euro për strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë të cilët janë duke qëndruar në Kosovë.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave Hekuran Murati tha se këto mjete do të merren nga shpenzimet e paparashikuara.
“Kemi të bëjë me një kërkesë të MPJD-së që të ndahen mjete shtesë rreth 305.710 euro për vitin fiskal 2023, për mbështetje financiare të gazetarëve afgan dhe ukrainas të cilët janë të strehuar në Kosovë. Mjetet buxhetore merren nga shpenzimet e paparashikuar, kategoria rezervë dhe transferohen në MPJD”, ka thënë ministri Murati.
<p>The post Qeveria e Kosovës ndan rreth 300 mijë euro për strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afgan në Kosovë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>