16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Presidentja Osmani bëhet me këshilltar ushtarak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është bërë me këshilltar ushtarak.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes shkruan se FSK ka dërguar gjeneral brigade Sefer Isufin, anëtar i personelit ushtarak të shërbejë si këshilltar ushtarak i Presidentes.

“Gjeneral brigade Sefer Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, respektivisht Institutin për Komandim dhe Drejtim Strategjik të Forcave të Armatosura në Stamboll.

Përgjatë karrierës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Isufi ka realizuar detyra me përgjegjësi të lartë në hartimin e politikave dhe planeve të mbrojtjes, si dhe zbatimit të tyre në nivel strategjik dhe operacional”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani, duke i uruar mirëseardhje Gjeneral Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do te kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

<p>The post Presidentja Osmani bëhet me këshilltar ushtarak first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy