18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Osmani uron për Ramazan: Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar që secila zemër e secila sofër të jetë plot.

“Sonte fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe mirësisë. Gjatë këtij muaji, secili nga besimtarët, përveç sakrificës personale dhe paqes shpirtërore, manifeston shpirtin solidar e tolerant në raport me tjetrin, në raport me njerëzit në nevojë. Populli ynë gjithmonë e ka kultivuar solidaritetin, ndaj në këtë muaj uroj që secila zemër e secila sofër të jetë plot, në mënyrë që respekti i ndërsjellë dhe dashuria të jenë udhërrëfyes përherë”, shkroi Osmani në Facebook.

“Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat e mira!”, shtoi e para e shtetit.

<p>The post Osmani uron për Ramazan: Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy