16.8 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Humolli mban fjalën, braktis Grupin Parlamentar të LVV-së dhe ulet i vetëm si deputet i pavarur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli në seancën e sotme, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka braktisur Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe është ulur ndaras nga kolegët e tij të kësaj partie.

Humolli është ulur tek ulëse e deputetëve opozitarë, afër grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila shkoi dhe bisedoi me Humollin, por duket se biseda e saj nuk rezultoi me sukses, pasi deputeti i LVV vazhdoi të qëndrojë ulur në rreshtin e deputetëve opozitarë, si i pavarur.

Ndryshe, Humolli, një ditë më herët (të martën) kishte paralajmëruar se nga dita e mërkurë (sot) do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur pas pakënaqësive të tij në Vetëvendosje dhe për shkak se subjekti në fjalë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tij.

<p>The post Humolli mban fjalën, braktis Grupin Parlamentar të LVV-së dhe ulet i vetëm si deputet i pavarur first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles