Ish-emisari special amerikan, nga Presidenca Trump, Richard Grenell i ka reaguar sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, mbi marrëveshjen e planit evropian në Ohër.
“Askush nuk e nënshkroi ‘marrëveshjen’…”, ka shkruar Grenell në Twitter, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Seriozisht” shkroi Grenell tutje, duke e rishpërndarë deklaratën e Blinkenit ku thotë se “Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”.
Kujtojmë se Richard Grenell kishte luajtur rol në arritjen e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në vitin 2020 në Washington D.C., atë kohë kur SHBA qeverisej nga Donald Trump dhe Kosova nga Avdullah Hoti. /Reporteri.net/.
No one signed the “agreement”…..
Seriously. https://t.co/Z4NdxYPCDm
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 22, 2023
<p>The post Grenell, Blinkenit për takimin e Ohrit: Askush s’e nënshkroi “marrëveshjen” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>