18.8 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Çitaku: Albini na solli një marrëveshje të përkohshme, pa njohje, por me asociacion

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti në lidhje me deklaratën e tij se kundër Kosovës ka vetëm nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë që kryeministri i ka dy dokumente të cilat i përdori vet.

“Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës? Kryeministri i ka dokumentet që sot po i përdorë edhe vet:

1) Letra e Mogerinit për një asociacion në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

2) Letrat e njëpasnjëshme të Presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër,” shkroi Çitaku, përcjell Reporteri.net.

Tutje ajo shtoi se Kurti ka sjellur një marrëveshje të përkohshme, pa njohje por me asociacion si dhe me status të Kishave Ortodokse Serbe, e cila hap Pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Kryeministri paska deklaruar se argumente kundër Kosovës ka vetëm nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës.

Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës? Kryeministri i ka dokumentet që sot po i përdorë edhe vet:
1) Letra e Mogerinit për një asociacion në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
2) Letrat e njëpasnjëshme të Presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër.
Çfarë na solli Albini?
Na solli një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion. Një marrëveshje me Nenin 7, përkatësisht autonomi territoriale dhe status të veçantë juridik për Kishën Ortodokse Serbe, e cila kështu hapë edhe Pakon e Ahtissarit dhe Kushtetutën e Kosovës.

<p>The post Çitaku: Albini na solli një marrëveshje të përkohshme, pa njohje, por me asociacion first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles