18.8 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Arrestimi i Ademit, FFK: Do të bashkëpunojmë me drejtësinë

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, u ndalua për 48 orë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Pas këtij njoftimi erdhi edhe reagimi i FFK-së e cila mbajti një konferencë për media, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ushtruesi i detyrës sekretarit të FFK-së, Taulant Hoda, tha se do të bashkëpunojnë me drejtësinë.

“Ne jemi për zbatim të ligjit por mendojmë që momenti dhe mënyra se si janë ballafaqua lojtarët dhe stafi, kjo ka qenë një goditje për kombëtaren. Assesi nuk jemi kundër drejtësisë. Jemi njoftu nga stafi dhe lojtarët sepse ka pasur shqetësime. Federata do të jetë transparente, do të bashkëpunojmë ngushtë me drejtësinë, besojë që gjykata do ta thotë fjalën e fundit”, tha ai para gazetarëve të mërkurën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Lidhet me institucionin që ai drejton./Reporteri.net/

Agim Ademi dërgohet në mbajtje për 48 orë, dyshohet për dy vepra penale

 

<p>The post Arrestimi i Ademit, FFK: Do të bashkëpunojmë me drejtësinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles