16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Agim Ademi dërgohet në ndalim për 48 orë, dyshohet për dy vepra penale

Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Lidhet me institucionin që ai drejton.

Prokuroria tutje ka thënë se është në koordinim me Policinë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje.

Policia të martën i kishte lënë ftesë kreut të FFK-së që sot [e mërkurë] të paraqitej në stacion policor për intervistim. Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë.

Dje u intervistua edhe një zyrtar tjetër i FFK-së.

Ditë më parë Ademi është shpallur i pafajshëm për një aktakuzë të ngritur ndaj tij në vitin 2012, për të cilën fillimisht ishte dënuar në dy shkallë të gjyqësorit me 9 muaj burgim efektiv, por që pastaj Supremja e kishte quar në rigjykim rastin e tij dhe në fund u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pikërisht tash e një vit më parë Ademi ishte arrestuar edhe njëherë nga Policia nën dyshimin për kryerje të sulmit fizik ndaj një punëtori të FFK-së. /Reporteri.net/

<p>The post Agim Ademi dërgohet në ndalim për 48 orë, dyshohet për dy vepra penale first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles