Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Për këtë arsye, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.
“Ju njoftojmë se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Policia të martën i kishte lënë ftesë kreut të FFK-së që sot [e mërkurë] të paraqitej në stacion policor për intervistim. Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë.
Dje u intervistua edhe një zyrtar tjetër i FFK-së.
Ditë më parë Ademi është shpallur i pafajshëm për një aktakuzë të ngritur ndaj tij në vitin 2012, për të cilën fillimisht ishte dënuar në dy shkallë të gjyqësorit me 9 muaj burgim efektiv, por që pastaj Supremja e kishte quar në rigjykim rastin e tij dhe në fund u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Pikërisht tash e një vit më parë Ademi ishte arrestuar edhe njëherë nga Policia nën dyshimin për kryerje të sulmit fizik ndaj një punëtori të FFK-së. /Reporteri.net/
<p>The post 48 orë ndalim policor për Agim Ademin, FFK-ja thërret konferencë të jashtëzakonshme për media first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>