16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Shënohet një vjetori i çlirimit të parë të Ukrainës, nderohen dëshmorët e rënë

Në Moshchun të Ukrainës u përkujtuan të martën ushtarët që humbën jetën duke luftuar në mbrojte të vendit të tyre.

Ata u përkujtuan dhe u nderuan nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kjo betejë, sipas presidentit ukrainas, ishte pikë kyçe për kthimin e vendeve të pushtuara nga Rusia. Kurse ata që arritën të shpëtojnë në këtë luftë u dekoruan.

“21 marsi është një ditë e rëndësishme e cila na dha besim, na dha forcë të gjithëve, është dita kur filluam të çlironim tokat tona ukrainase, filluam të dëbonim pushtuesit nga Ukraina. 1 vit më parë nuk kishim sisteme, nuk kishim tanke, por, kishim vetëm armë”, tha Zelensky.

E për të dal nga ky konflikt që nisi 1 vjet e një muaj më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, bëri me dije, se i takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për ta zgjidhur në mënyrë paqësore ketë çështje. /Reporteri.net/

<p>The post Shënohet një vjetori i çlirimit të parë të Ukrainës, nderohen dëshmorët e rënë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles