Shef i zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ditën e sotme është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Përmes një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se në takim është diskutuar për mbështetjen e opozitës lidhur me zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twitter shefi i zyrës së BE-së.
PDK-ja dhe LDK-ja kanë shprehur kritika të shumta për qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog, përfshirë edhe marrëveshjen e Ohrit.
Met today with #PDK‘s @MemliKrasniqi & Abelard Tahiri to discuss the opposition’s support for the immediate implementation of the Agreement on the path to normalisation between
#Kosovo & #Serbia https://t.co/HX99PkG81R, and the effective functioning of the Assembly. pic.twitter.com/XmVaqTly7K — Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 21, 2023
<p>The post Shefi i zyrës së BE-së takohet me Krasniqin, flasin për mbështetjen e opozitës lidhur me zbatimin e Marrëveshjes first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>