Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit do të jetë 6 mijë e 350 euro.
Ky çmim sipas Klan Kosovës është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite e aviotransporti.
Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5 mijë e 700 euro.
Vitin e kaluar, Kosova u rendit në top 15- shën e shteteve më të shtrenjta për të shkuar në Haxh për vitin 2022.
Haxhi kryhet brenda dhjetë ditëve të muajit Dhul Hixhxhe të kalendarit islam. Dhe është një nga pesë shtyllat e islamit, pas besimit, namazit, zeqatit e agjërimit të Ramazanit. /Reporteri.net/
<p>The post Rritet çmimi për të shkuar në Haxh, sivjet do të jetë 6 mijë e 350 euro first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>