21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Raporti i DASh, Kurti: Kosova ka shënuar progres, por nuk jemi ende aty ku duam – do ta trajtojmë me seriozitet dhe përpikmëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), do t’i adresojnë me shumë seriozitet.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse ky raport e vlerëson të kundërtën.

“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm, nuk e kursejmë as vullnetin, as përpjekjen e as dijen që e kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë, teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjnë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do t’i trajtojmë me përpikëri”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme, DASH ka publikuar raportin vjetor për Kosovën ku është përmendur korrupsioni, mungesa e transparencës së Qeverisë, dhuna, rasti i mostrave të Astrit Deharit, dënimi i Salih Mudtafës nga Gjykata Speciale në Hagë. Në raport flitet edhe për vrasjen e gruas shtatzënë nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së.

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.

Probleme tjera në raportin për vitin 2022 përfshijnë edhe format tjera të dhunës, si dhe krime apo kërcënime ndaj minoriteve etnike e grupeve tjera të margjinalizuara.

Teksa e ka publikuar raportin, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se raportet e publikuara për një pjesë të mirë të vendeve të botës demonstrojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar të drejtat e njeriut në botë.

Raporti i plotë i DASH për Kosovën – veçohet korrupsioni dhe mungesa e transparencës në Qeveri

<p>The post Raporti i DASh, Kurti: Kosova ka shënuar progres, por nuk jemi ende aty ku duam – do ta trajtojmë me seriozitet dhe përpikmëri first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy